Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin, pas situatës me prurje të larta që krijoi moti me reshjet të shumta shiu në dy javët e para të muajit janar.
Të dhënat e përditësuar në mesditën e së dielës tregojnë se prurjet natyrore totale në kaskadë llogariten 570 m3/s ndërsa shkarkimet me 300 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës
Mesditën e së dielës niveli i HEC-it të Fierzës llogaritet 290.07m, në HEC-in e Komanit 172.11 m, ndërsa në atë të Vaut të Dejës 72.89 m.
“Prodhimi i energjisë në të tre Hec-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH.