Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar vijojnë të përballen në terren me situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve, por dhe dëmtime dhe rrëshqitje të pemëve në akset kombëtare rrugore. Kryebashkiaku Veliaj i cili ka ekspozuar punën kolosale që po bëhet nga ekipet e terrenit, i ka falënderuar për masat e menjëhershme dhe përballimin pa pasoja fatmirësisht për Tiranën të kushteve të rënduara të motit të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.
“Faleminderit kolegeve punëtorë të Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për rikthimin në normalitet të rrugëve rurale të Bashkia Tiranë. Mirënjohje super qytetarëve të Tiranës për sinjalizimet, durimin e bashkëpunimin shembullor,” thekson Veliaj në rrjetet sociale, duke shtuar se “bashkë ngrihemi më të fortë”.
Që prej rëndimit të situatës së motit që nuk ka kursyer as kryeqytetin, Bashkia e Tiranës ka qenë prezent në çdo zonë ku ka pasur probleme me rrëshqitjen e dherave, pemëve apo dhe shtim të nivelit të prurjeve ujore, duke u kujdesur që uji të mos dalë nga shtrati i lumenjve për të parandaluar përmbytjen e tokave në zonat rurale.
Home Lajme Aktualitet Punonjësit e Bashkisë dhe ARRSH-së në terren për parandalimin e përmbytjeve në...