Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin e parë të takimit, u akuzua në fundin e ndeshjes për një puthjes të stemës së Juventusit.Telekamerat e kapën atë duke u përqafuar dhe puthur me Chiellinin, por në përqafim e sipër ai e puth atë në vendin ku është stema, duke ngjallur shumë polemika. Gjithsesi, Vidal nuk mund të qëndronte pasiv dhe sqaroi situatën përmes një postimi në “Instagram”.

“Synimi im nuk ishte kurrë të puthja emblemën e një ekipi tjetër. Puthja ishte një shfaqje e dashurisë për një vëlla me të cilin kam luajtur futboll, kam jetuar vite të mrekullueshme dhe e duam njëri tjetrin. Unë e respketoj ekipin tim, tifozët tanë dhe personat që kanë besuar tek unë për të mbrojtur ngjyrat e këtij klubi si dhe për të vazhduar historinë e Interit. Do të lë shpirtin për këtë fanellë. Forza Inter”, shkruan Vidal në reagimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)