Tiranë, 21 Janar – Qendra Shëndetësore Vorë ka përgenjështuar denoncimin e bërë nga koordinatori i LSI sipas të cilit mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Në përgjigjie të këtyre akuzave është bërë publike gjendja në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.