Sipas sondazhit të Report Tv dhe Institutit prestigjioz italian Piepoli, shumica, pra 48% e shqiptarëve besojnë se kryeministri Edi Rama po rrit prestigjin e tij personal dhe atë të Shqipërisë, me tentativat për të qenë ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë në zgjidhjen e ngërçeve që kanë midis tyre.

Kjo përgjigje qëndron në plan të parë, ndërsa në vend të dytë, 36% mendojnë se “ndërmjetësimi i Ramës nuk ka asnjë vlerë, por po bëhet vetëm për propagandë politike”.