Doktor Pëllumb Pipero ka rezultuar i infektuar me koronavirus, dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-koronavirusit. Ai përjetoi disa simptoma dhe pasi bëri testin ku rezultoi me virus. Por a është rast unik? Dhe çfarë tregon kjo për vaksinat? A janë ato të sigurta?

Mjeku shqiptar në Itali Genc Kapxhiu thotë se në fakt është normale që një person të infektohet pavarësisht se mund të ketë marrë dozën e parë të koronavirusit. Në një intervistë ai shton se edhe në Lombardi ka pasur një rast të tillë. Në fund mjeku shton se asnjë prej vaksinave anti-Covid nuk ka efektivitet 100%.

“Personeli shëndetësor që ka bërë vaksinën ndërkohë që kanë kaluar COVID ka pasur një rikthim të simptomave të përgjithshme kur ishin infektuar, por vetëm për pak ditë. I vetmi trajtim që kemi bërë është trajtimi me inflamatorë për të ulur simtpomat. Ky lajm është mëse normal pasi nuk ka ndodhur vetëm me atë por edhe me kolegë të tjerë. Në Lombardi ka ndodhur. Brenda 21 ditësh duhet të bëjmë dozën e dytë. Duhet 21 ditë që trupi të reagojë. Duhet më saktë 28 ditë që ne të kemi imunitetin e duhur. Është normale që në këto raste të ndodhë infektimi pa krijuar mbrojtjen. E vetmja rrugë që duhet ndjekur, është mbrojtja, duhet të vijojë edhe pas 30 ditësh, pra higjiena, mbajtja e maskës. 5% nuk të mbulon vaksinimi” .