Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump hynë mbrëmë në Kongresin Amerikan dhe kanë shkaktuar trazira. Nga pë rplasja raportohet për 4 vi k ti ma, ndërsa shumë policë dhe protestues janë lë nduar. Tashmë Trump dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden kanë bërë thirrje për qetësi dhe largimin e protestuesve në Kongresin Amerikan. Një numër udhëheqësish nga e gjithë bota kanë reaguar këtë pasdite për të dënuar turmën e dhunshme që sulmoi Kongresin amerikan në Uashington.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, “Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, “Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA-së. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt se SHBA-ja do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen”.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, “Unë po ndjek me shqetësim lajmet që vijnë nga Capitol Hill në Uashington. Unë besoj në forcën e demokracisë së Amerikës”.