Një ditë më parë, komentues të shumtë i janë përgjigjur Sali Berishës në faqen e tij në FB, pas debatit të fundit për darkën e Dubait, duke i publikuar një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila kishte darkuar tek Nusreti. Bashkë me foton e Arminës u botua edhe një faturë e majme, që pretendohej se ishte paguar nga ajo, domethënë nga djali i Berishës.
Vetë Armina ka reaguar ndërkohë duke publikuar disa foto nga vila ku jeton më Shkëlzenin, si për të treguar se ajo në fakt është izoluar prej pandemisë e nuk po udhëton dot më. Të paktën në Dubai dhe Europë, se në SHBA iu është ndaluar familjarisht hyrja.