Duke folur për të ardhmen e tij pas humbjes 2-1 të Udineses kundër Sampdoria, Rodrigo De Paul tha se ai nuk i vendos ‘asnjë kufi’ vetes, pas raportimeve se Liverpool dhe Real Madrid po e kërkojnë atë. Argjentinasi i dha epërsinë Udineses kundër Sampdorias në pjesën e dytë të një përplasjeje në Marassi të shtunën, por Sampdoria përfundimisht mori të tre pikët falë golave të Antonio Candreva dhe Ernesto Torregrossa.
Sipas raporteve në Itali, Liverpool ia ka vënë syrin De Paul, i cili, megjithatë, nuk do të largohet nga Dacia Arena për më pak se 40 milionë euro. “Nuk i vendos asnjë kufizim vetes,” i tha De Paul Sky Sport kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Real Madrid.
“Sapo të bashkoheni me një ekip kombëtar si Argjentina, ndiheni se jeni gati të luani me këdo. Shpresoj se do të kem një karrierë të shkëlqyer dhe po punoj për ta arritur atë” – u shpreh De Paul.