Pas lajmit të ditës së sotme të medias italiane, ka reaguar edhe agjenti i Hakimi, Alejandro Camano, i cili pretendon se nuk ka asnjë dijeni për ekzistencën e pretendimeve të tilla nga Real Madridi: “Asnjë marrëveshje midis Interit dhe Real Madridit për Hakimin (pagesën e këstit të parë prej 10 milionë euro)?
Unë nuk di asgjë për këto thashetheme. Ne nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga Real Madridi për këtë gjë. Achraf po bën mirë tek Interi dhe është i përqendruar vetëm në këtë pjesë. Qëllimi i tij është të fitojë me fanellën e Interit, nuk po mendon asgjë tjetër”.