ava e 13-të e Kategorisë Superiore ka vendosur një shifër rekord për sa u përket ndëshkimeve të gjyqtarëve. Në këtë javë arbitrat e kanë nxjerrë nga xhepi 34 herë kartonin e verdhë.

Zenka Teuta-VllazniaNga këta të verdhë një ka shkuar për zv.trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori, për kundërshtime nga pankina. Emiljano Musta i Laçit dhe Riçard Danso i Tiranës morën nga dy kartonë të verdhë, që më pas u konvertuan në të kuq. Kjo javë ishte rekord edhe për kartonët e kuq, pasi u dhanë tre.

Danso dhe Musta e morën pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa Ardit Hoxhaj i Vllaznisë u ndëshkua direkt nga gjyqtari Cjapi për ndërhyrjen e rëndë ndaj Pjeshkës. Në Superiore u thye këtë javë edhe miti i të pathyeshmëve, pasi edhe Teuta më në fund e provoi shijen e humbjes, ku u mund 1-0 nga Vllaznia.