Partizani kryeson renditjen për numrin më të madh të tifozëve në rrjetet sociale. Sipas një kërkimi të bërë nga Liga Profesioniste, “demat” kanë 194.887 ndjekës nëpërmjet kanalave online të komunikimit. Të kuqtë ndiqen nga Skënderbeu me 166.887 ndjekës, ndërsa podiumi plotësohet me Tiranën që ndiqet nga 101.127 veta.
Partizani. Më pas renditja plotësohet me Laçin (43.424 ndjekës), Kukësi (34.855 ndjekës), Teuta (21.814). Vllaznia, klubi më i vjetër në futbollin shqiptar ka 17.122 ndjekës. Renditja mbyllet me Kastriotin dhe Apoloninë.

Përveç sukses dhe ecurisë në fushë, këto të dhëna vijnë si rezultat dhe i punës së klubeve dhe qasjes me rrjetet sociale.
Renditja e ekipeve të Superiores për ndjekësit në rrjetet sociale sipas Ligës Profesioniste

Komunikimi me tifozët, mediat dhe të gjithë të interesuarit për ecurinë dhe përditshmërinë e klubeve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm. Virtualisht sot është më e thjeshtë dhe tepër më korrektë mënyra se si klubet i kanë dhënë zë vetes nëpërmjet kanaleve sociale.

Në Shqipëri prej disa vitesh skuadrat e Kategorisë Superiore kanë profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram, aty ku çdo ditë publikojnë njoftime të ndryshme dhe materiale për tifozët e tyre dhe këdo që ka interes. Një pjesë e klubeve kanë verifikuar kanalet e tyre online, gjë e cila e bën edhe më të besueshëm komunikimin.

Nëpërmjet një renditje virtuale kemi zgjedhur të tregojmë numrin e ndjekësve që klubet e Kategorisë Superiores kanë në faqet e tyre në facebook. Një mënyrë kjo për të nxitur rritjen e interesit si dhe përmirësimin e nivelit të këtyre profileve zyrtare që sot janë zëri i klubeve drejtpërdrejt me tifozët dhe mediat sportive.