Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar nga afër në terren punën qe po kryhet për riparimin e defekteve të energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit.
Përsmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se të gjitha strukturat e shtetit janë në funksion të plotë dhe në krye të detyrës për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet.
Postimi i plotë: Elbasan – Të gjitha strukturat e shtetit janë në funksion të plotë dhe në krye të detyrës për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet. Vazhdon puna për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes⚡️ së energjisë elektrike, eleminimin e rrëshqitjeve të dherave, pastrimin e kanaleve etj.