Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale.
Në këtë drejtim, një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në “dhomëzat” e distancës sociale.
Me këtë synohet që përveç distancës, mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme e ndonjë infeksioni. Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesën e brendshme të këtyre balonave.