Moderatorja Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale. Moderatorja shpesh herë ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, si dhe realizon dhe inetrvista të shkurtra në Instastory.
Së fundi ajo ka ndarë në Instastory një “hall”, që në fakt e kanë shumë vajza në ditët e sotme. Duke qenë se së fundi në trend janë vetullat e trasha, Rudina kërkon ndihmë që dikush të marrë përsipër “vetullat e saj pa drejtim”.
“Kush i merr përsipër vetullat e mia? Më janë çmendur, s’dinë më nga shkojnë“, shkruan ajo duke treguar edhe fotot. Kujtojmë se Rudina Dembacaj në ditën e parë të vitit 2021 i dha fund beqarisë, duke u martuar me Mark Frrokun. Tani presim betimin në kishë dhe sigurisht edhe dasmën.