jëra prej vajzave të eleminuara më herët nga reality-show i dashurisë, “Love Story” në TV Klan është Drita. Ajo ka qenë e pranishme në një intervistë për “Daily Love Story”, ku ka folur për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur në spektakël si dhe ka shprehur pakënaqësitë e saj. Drita ka treguar se përveçse nuk ka marrë asnjë ftesë për takim, Saimiri gjithashtu nuk i ka shkruar, siç ka bërë me vajzat e tjera. Për këtë arsye, ajo është ndjerë e diskriminuar.

Drita: Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision sepse kam ndenjur shumë e heshtur.

Mendon se të ka penalizuar kjo?

Mendoj se po, sepse më ka parë si të diferencuar. Si duket fitova zemrën e vajzave dhe të publikut por të Saimirit jo.

Te ndalojnë njerëzit në rrugë?

Po më kanë ndaluar, më kanë komplimentuar. Edhe mama më shkruajnë…

Nëse Saimiri do të të ftonte në dasëm, do të shkoje?

Po pse jo, ne e kemi respektin për njëri-tjetrin. Do shkoja si shoqe për të dyja palët. Mirë do ishte të tërhiqja vallen e shoqërisë.

Ty të ka shkruar Saimiri ndonjëherë?

Unë ndihem e diskriminuar, sepse mua as në takim, as s’më paska shkruar, as asnjë gjë.

Mendon se vajzat këtu janë realisht shoqe apo shtiren?

Deri kur kam qenë unë pjesë kemi qenë realisht të lidhura me njëra-tjetrën sepse kalonim shumë kohë bashkë.