Sali Berisha ka reaguar fill pas lajmeve të shumta në media ku flitet për ashpërim masash ndaj tij nga ana e administratorët e rrjetit social Facebook. Ish kryeministri publikon të dhënat e një sondazhi të kryer ditët e fundit, ku mjaft qytetarë kanë kërkuar kufizimin e aktivitetit të tij për të mos lejuar shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Fill pas tyre ka ardhur edhe reagimi i Berishës i cili i alarmuar ka bërë me dije se kërkojnë t’i bllokojnë rrjetet sociale ashtu si presidentit në detyrë Donald Trump. Ai thotë se janë të tmerruar prej tij, duke paralajmëruar edhe fitoren.
“Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB! Fitore! sb”, shkruan Berisha teksa ndan edhe lajmin e përcjellë nga televizioni Top Channel.