A e dini që shenjat e Zodiakut ndahen në 4 elemente? Po, zjarri, toka, ajri dhe uji. Secila nga këto elementë është “shtëpi” e tre shenjave të zodiakut. Pra, çdo shenjë i përket një elementi. Më poshtë do zbuloni cilit element i përkisni dhe si përshtatet kjo me ju.
Shenjat ndahen në katër kategori të mëdha: shenjat e zjarrit, të tokës, të ujit dhe të ajrit. Siç shihet, shenjat Zodiakut i përkasin katër elementëve. Në ciklin e Zodiakut, çdo element ka funksionin e tij. Toka mundëson stabilitetin, ajri komunikimin, uji lidhet me emocionet, por është zjarri ai që fillon gjithçka, ai që jep jetë duke krijuar.
Astrologët e lashtësisë e kanë lidhur elementin e zjarrit me krijimin e universit. Kur njeh persona të shenjës së zjarrit e kupton përse zjarri lidhet me krijimin, me fillesën.
Treshja Dash- Luan- Shigjetar, tre shenjat e zjarrit duket se janë shpirti i Zodiakut, por edhe pse zjarri jep ngrohtësi, dritë dhe jetë në tërësi çfarë do të ishte e gjithë kjo pa tokën, e cila stabilizon?
Janë shenjat e tokës që e bëjnë të prekshme energjinë e shenjave të zjarrit. Nëse treshja e zjarrit nis projekte, janë shenjat e tokës që e bëjnë të prekshme. Janë ato që përkushtohen me mish e me shpirt për t’ i dhënë jetë çdo gjeje.
Nëse dëshiron të kryesh diçka, kërko ndihmë tek një shenjë toke. Treshja magjike përbëhet nga: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Por nëse një grup fillon dhe tjetri i bën të prekshme cila është mëndja pas të gjithës? Sigurisht që shenjat e ajrit! Binjakët, Peshorja dhe Ujori janë shenjat që jetojnë për të menduar dhe shpesh mendimet e tyre ndriçojnë botën.
Dhe në fund por, jo më pak të rëndësishëm janë shenjat e ujit. Emocionalët, ata që jetojnë për dashurinë dhe për t’ u ndjerë të dashuruar, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit. Ata janë kreativë, por mbi të gjitha janë përkujdesës. Mjekë të shkëlqyer, mësues ose mentor të jashtëzakonshëm. Ata dinë si të shërojnë plagët me dashurinë e tyre të pakufishme.