Gaforrja (21 QERSHOR – 22 KORRIK)-Në çështjet e dashurisë, gaforret kanë tendencë të vendosin të gjitha vezët e tyre në një shportë dhe ky nuk është faji i tyre! Është në natyrën dhe tipin e tyre që të ecin përgjatë gjithë rrugës kur bëhet fjalë për emocionet. “Gjysma e rrugës është pothuajse e pamundur për këtë shpirt të mirë dhe të ndjeshëm”, thotë astrologia Cindy Mckean e Elite Daily. Kjo kërkon një kohë të gjatë për t’u rimëkëmbur në gjërat e zemrës. Ndaj, kur situatat nuk ecin në një raport dashurie, ju ndiheni shumë të pafat.
Virgjëresha (23 GUSHT- 22 Shtator)-“Fatkeqësia e kësaj shenje në dashuri është e dyfishtë: Së pari, kur ata duan, duan aq shumë saqë është e vështirë që pas një ndarjeje të bien përsëri në dashuri”, thotë Mckean. Megjithëse mbeten të hapur dhe optimist për të gjetur sërish njeriun e zemrës, para se të gjejnë partnerin e ri, ata e dinë që do të hasin shumë pengesa gjatë rrugës së tyre, çka i bën të ndihen të dëshpëruar dhe të pafat.
Bricjapi (21 Janar- 16 Shkurt)-Sundimi i Saturnit, i bën njerëzit e kësaj shenjë të ndihen serioz. Ata nuk kanë fatkeqësi në dashuri, por nëse koha punon kundër tyre, ata dorëzohen direkt. Bricjapët mund të takohen me personin e duhur në kohën e gabuar ose me personin e gabuar në kohën e duhur. Duke folur për kohën, është në anën e Bricjapit gjithmonë ky faktor, ndaj çdo shqetësim me të cilin ballafaqohen në aspektin sentimental do të jetë më shumë se i komplikuar për ta.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)-Individët e kësaj shenjë kanë një fatkeqësi të madhe: priren që të mos shohin kurrë anën negative tek njerëzit. Shpesh të veshur me një “shikim” joshës, këta njerëz shpirtërorë kanë tendencë të shkëlqejnë mbi tiparet e këqija dhe gjithashtu kanë një kapacitet të madh për të sakrifikuar. Për fat të mirë, Peshqit priren të shërohen relativisht shpejt dhe t’a lenë të kaluarën pas shpatullave të tyre.