Në Britaninë e Madhe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 60,916 raste të reja pozitive me COVID-19. Ky është një rekord i “zi” për Britaninë, pasi është herë e parë që ka tejkaluar 60 mijë infektime, që nga fillimi i pandemisë.
Ky rekord erdhi dhe pasi qeveria britanike ka vendosur të izolohet për herë të tretë.
Numri total i infektimeve në të gjithë vendin është 2,774,479 ndërkohë që numri i vi kti mave ka arritur në 76,305, që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Anglia është një ndër shtetet ku pasojat socio-ekonomike po lënë “plagë të thella” në shoqëri. Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë ku nisi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve me Pfizer, dhe së fundmi në vend u vaksinuan edhe personat e parë me Astrazeneca. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me masat anti-COVID dhe vaksinimin masiv të qytetarëve përsëri situata epidemiologjike nuk po stabilizohet.