Shkolla nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, në njësinë administrative, në Gjorem të Laçit, e cila u rrënua nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi është kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laçin ku pa nga afër edhe punimet e kryera për rindërtimin e kësaj shkolle. “Në shkollën e rilindur nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, rrënuar nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi dhe kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian”, deklaroi Rama.
Sipas kryetares së Bashkisë së Laçit, Majlinda Cara, e cila shoqëroi kryeministrin gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kjo shkollë është e ndërtuar në një sipërfaqe trualli prej 8300 m2 truall, ndërsa ndërtim janë 3200 m2. Kryeministri vizitoi edhe këndin e ekspozitës me piktura të bërë nga fëmijët e shkollës. Shkolla është e pajisur edhe me laboratorë, palestër dhe infermieri. Krahas fëmijëve të shkollës nëntëvjeçare, në këtë shkollë janë edhe 4 klasa për fëmijët e kopshtit, si dhe këndi i lojrave për ta.