Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar shkurtimisht sot për deklaratën e Nasip Naços i cili ka vendosur t’i bashkohet PS-së. Duke përdorur një zë periferik, partia e Kryemadhit e ka cilësuar ish-ministrin e saj si një bodyguard të Blendi Klosit. Dhe kjo, vetëm pse Naço është shfaqur në Berat në krah të ministrit.
Por ajo që LSI fsheh është fakti se ka qenë ajo vetë që e ka përzën Naçon nga postet që fillimisht u ka besuar. Kryesisht sepse këto poste lidheshin drejtpërdrejt me hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi. Do të ishte e tepërt të përmendej me detaje lu fta që PD dhe LSI i shpallën qysh në fillim reformës në fjalë dhe që sot e vijojnë kryesisht përmes Ilir Metës si President. Megjithatë, tre vite më parë LSI e zëvendësoi Naçon si ministër me Ylli Manjanin, por nuk u mjaftua me kaq.
Në shkurt të vitit 2018, Naço u largua edhe nga nënkomisioni ‘AdHoc’ për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Largimi i Naçosu bë me kërkesë të vetë partisë së tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe nëse herën e parë ish-ministrin e zëvendësuan me Manjanin, këët radhë vendin e tij në nënkomision ia dhanë Silva Cakës, e cila njihet për afërsinë me kryetaren Monika Kryemadhi. Caka kishte marrë asokohe mandatin, pas shkarkimit të Gledion Rehovicës, i cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. Si Caka edhe Rehovica vinin nga listat e Beratit.
Ky zëvendësim nuk u kundërshtua aspak nga LSI, por përkundrazi: Kryemadhi e mbështeti hyrjen në Kuvend të Silva Cakës. Sot, partia e çiftit Kryemadhi-Meta kanë zgjedhur ta anatemojnë Naçon përmes zëdhënësve të tyre, duke mos ia harruar inatin për Reformën në Drejtësi.
/JavaNews