I pranishëm në emisionin “Open”, në Top Channel, kryeministri Edi Rama ka folur rreth mirëmbajtjes së vaksinës Pfizer. Ai nuk i ka kursyer notat e ironisë duke thënë se i ka sjellë me ‘kuaj’. Më tej Rama ka theksuar se është një debat absurd dhe vaksina ruhet sipas protokolleve të BE.
Rama: Vaksinat janë një pjesë që do vazhdojnë të vijnë në mënyrë transparente. Ne do u thonim nuk i duam se mediat duan transparencë? Vaskinat Pfizer. Cdo flakon ka një kod. E thash janë si ar sot. Dhe cdo flakon që del nga kompania ka një rrugë dhe është e pamundur ta devijosh nga rruga. Ajo rruga që u tregua është një rrugë që ka një destinacion. Destinacionin në një vend të BE është e pamundur të kthehet. Është e autorizuar nga një shtet dhe nën kujdes të sigurisë dhe shëndetit. Vaksinën e bëra vetë dhe nuk e bëra sepse desha të përfitojë nga rasti. Me kategorinë unë nuk jam për shkak të moshës. Është vaksina Pfizer që po injektohet në trupin tim.
Rakipllari: Pse nuk e bëni transparente rrugën këtu? Rama: Rakipllari gjysma e hapit pranon që është okej. Pjesën tjetër unë kam vajtur vetë dhe i kam bërë transparente edhe tek frigoriferët. Është absurditet.
“I kemi sjellë me kuaj dhe i kemi futur në arka domatesh. Ditën e hënë e kam futur në trupin tim jashtë kushteve se dua të vr as veten. Këtu e mbyllim këtë. Garancia institucionale është se ka ardhur sipas kushteve të BE” ka thënë Rama.