2020 ka qenë me të vërtetë një vit shumë i vështirë. Megjithatë ka luajtur një rol të rëndësishëm pasi ka krijuar mundësi të tjera. Tashmë me miliona njerëz punojnë nga shtëpitë, koha në banesë i ka “detyruar” njerëzit të marrin ndonjë kafshë shtëpiake etj. Por të gjitha këto janë mundësi për të nisur një biznes për disa persona. Ekspertët kanë renditur të paktën 10 fusha ku duhet të shikoni me kujdes nëse doni që të nisni një biznes këtë vit. Pavarësisht se janë me qindra mijëra njerëzit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, janë disa biznese të tjera nga ku njerëzit mund t’ia nisin nga fillimi e madje të bëhen të pasur. Më poshtë po ju rendisim 10 fushat ku duhet të fokusohen biznesmenët e rinj.
Influencerët në rrjetet sociale Njerëzit i kanë kthyer rrjetet sociale dhe kanë gjetur inspirim për shumë gjëra. Mundohuni që të gjeni një dritare për të hyrë në jetët e njerëzve.
Ekonomia e ndjenjave Simpatia, inteligjenca emocionale dhe aftësitë ndërpersonale janë disa kualitete që duhet të ketë një person që i hyn kësaj fushe.
Biçikletat dhe skuterët elektrikë Çdo gjë po shkon drejt elektrikeve. Konsiderojini që këto pajisje t’i shisni ose t’i jepni me qira.
Trajnimi dhe kujdesi i kafshëve Gjatë 2020 u rrit numri i kafshëve shtëpiake. Megjithatë shumica e njerëzve nuk ishin të përgatitur për ta mbajtur një kafshë në shtëpi. Kështu që pse mos t’i mësoni ju?
Shëndeti dhe mirëqenia sipas kërkesës Shumica e njerëzve tashmë duan që të kenë një aplikacion për ushtrimet fizike apo deri tek ushqimet që duhet të hanë. Krijimi i platformave të tilla do t’ju sillte goxha të ardhura.
Zyrat e lëvizshme Zyra nuk do të jetë më e njëjta. Shumica e pronarëve tashmë do ta kenë të vështirë që të harxhojnë para për hapësirë duke qenë se kjo nuk është përcaktuese për suksesin e një kompanie.
Diversiteti dhe përfshirja Diversiteti dhe përfshira nuk kanë qenë kurrë më shumë se sot në qendër të globalizimit.
Bizneset e vogla dhe lokale Është ide shumë e mirë që të nisini një biznes të pavarur në një komunitet të veçantë.
E-learning (mësimi online) Mësimi online është rritur me 328% gjatë vitit të kaluar. Kështu që nëse dini si të mësoni të tjerët, bëjeni online.
Shërbime pune në distancë Shërbimet e punës në distancë synojnë që të ndihmojnë njerëzit të bashkëpunojnë më mirë.