Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon në terren kontrollin dhe monitorimin e bizneseve për zbatimin e protokolleve të përcaktuara nga autoritetet në kuadër të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas AKU-së, gjatë ditës së sotme janë kryer 537 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. ”Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 36 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 13 mostra në monitorim të produkteve ushqimore”, bën të ditur AKU.

“Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antiCOVID-19″ inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 243 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, theksohet në njoftimin e AKU-së. “U bë vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet e monitoruara. U bë këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra, u bë këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave”, informon AKU.