Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdownit në Gjermani.
“Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast, ndërsa shtoi: “Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës. Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi”.
Merkel theksoi se është një punë tejet e jashtëzakonshme për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht. „
“Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen.
Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës. Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, “Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike