Situatë kritike paraqitet edhe në Shkodër si pasojë e reshjeve të shumta.Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.
Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.Ndërkohë rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë. Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.