Gjatë 24 orët e fundit në Greqi, janë regjistruar 928 raste pozitive me koronavirus dhe kanë humbur jetën 40. Numri i pacientëve të cilët janë nën përkujdesin intensiv spitalor është 405.

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 141453, ndërkohë që numri i vi kt imave është 5051, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve qeveria Greke ashpërsoi masat anti-covid. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.