Ndeshja Fiorentina-Inter ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Inter shënoi në pjesën e parë me Vidal që u tregua i saktë nga penalltia, derisa Fiorentina barazoi rezultatin me një gol të bukur në pjesën e dytë nga Kouame. Fiorentina-Inter ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dhe ndeshja do të shkoj në vazhdimeë për të përcaktuar çerekfinalistin e radhës në Kupën e Italisë.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Interin derisa skuadra e Contes kaloi në epërsi në minutën e 40-të ku nga pika e bardhë shënoi Vidal. Në fillim ë pjesës së dytë më të mirë ishin Fiorentina e ku shënuan në minutën e 57-të golin e barazimit.
Ishte Koume që shënoi një gol të bukur. Sanchez pati mundësinë më të mirë për ta kaluar Interin në epërsi në minutën e 83-të te ndeshjes por nuk e arriti një top në zonë të dhënë nga Kolarov. Bonaventura ndërkaq pati po ashtu një mundësi të mirë ku pas një soloaksioni goditi topin por priti portieri slloven, Handonovic. Pas përfundimit të kohës së rregull do të këtë vazhdime me dy herë nga 15 minuta. Në rast se nuk ka gola, atëherë fatin e kësaj do ta përcaktojnë penalltitë.