Gjatë vitit 2021 do të kemi 12 Hëna të plota. Viti i kaluar kishte 13 Hëna të Plota, dy prej të cilave ndodhën në tetor. Sot me 28 janar do të jetë Hëna e parë e Plotë e vitit, e njohur si “Hëna e Ujkut”. Këtë emër e ka marrë nga fshatarët e Amerikës së Veriut, të cilët vunë re se ujqërit ulërinin më shumë se zakonisht netëve të Hënës së Plotë të janarit, duke menduar se po i ulërinin asaj.
Por në të vërteta ata ulërinin nga uria sepse në janar, për shkak të dimrit të acartë, ujqërit kishin më pak ushqim se zakonisht. Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zbuluar se kur është Hëna e Plotë njerëzit flenë më pak se zakonisht. Cikli hënor zgjat 29.5 ditë dhe mund të shkaktojë lëkundje në ciklin e gjumit të njerëzve. Kjo ndodh sepse gjatë këtyre netëve, Hëna do ta ndriçojë qiellin më shumë se zakonisht. Nëse nuk do të ketë re, ju mund të bezdiseni natën nga pasqyrimi i fortë i dritës i Hënës së Ujkut. Sipas ekipit të studiuesve, tre deri në pesë ditë përpara një Hëne të Plotë, njerëzit priren të flenë 46 deri në 58 minuta më pak se mesatarja dhe shkojnë të flenë 30 minuta më vonë se zakonisht.