Në muajin tetor Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë. Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë. Portretin e të voglit s’e kemi parë, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të. Si mami Arbana, ashtu edhe babi Eduarti ndajnë shpesh foto e video me të voglin e tyre. Ditën e sotme bëhen 3 muaj nga ardhja në jetë e Diellit dhe sigurisht në familjen e tyre ka festë. Moderatorja ka gatuar një tortë dhe i ka thënë “Jo” dietës në këtë ditë të veçantë. Arbana ka ndarë disa video në Instastory ku shihet duke ngrënë një pjesë nga torta, teksa shkruan: “Dikush të vijë të ma marrë këtë bombë nga duart.”
U bënë shumë muaj që nga hera e fundit që kemi parë Arbanën në ekran. Pas përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur” në 2020 moderatorja iu përkushtua familjes, teksa mirëpriti në jetë në muajin tetor djalin e saj të dytë, Diellin. Mirëpo, pritja e gjatë po merr fund. Si çdo vit, edhe këtë herë sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin shkurt. Arbana e kishte lajmëruar prej kohësh rikthimin e saj, menjëherë pas lindjes së të voglit Diell. Mes mëmësisë me kohë të plotë dhe angazhimeve të shtëpisë, Arbana ka gjetur mundësinë të moderojë edhe këtë vit emisionin e dashur që na ka bërë për të qeshur dhe për të qarë të gjithëve.