Ministrja Elisa Spiropali me rastin e 29-vjetorit të krijimit të FRESSH ka kujtuar fillesat e saj në Partinë Socialiste. Spiropali shkruan se FRESSH i mësoi se njerëzit të duan për atë që je, jo për pozicionin që ke.

Jo vetëm kaq, por Spiropali beson se PS do të fitojë këtë vit mandatin e tretë qeverisës, pasi Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vitet e fundit.

Postimi i plotë: FRESSH më mësoi se njerëzit të duan për atë që je, jo për pozicionin që ke. E kam vath në vesh në çdo hap. FRESSH më mësoi të punoj në ekip, të udhëtoj për të njohur dhe kuptuar Shqipërinë. FRESSH më dha miq kudo, që kurrë nuk i harroj.
FRESSH ishte një shkollë. Sot është një mundësi e madhe. Për t’u bashkuar rreth vizionit plotësisht të mundshëm të Shqipërisë Evropiane. Për një shoqëri më të drejtë. Me punë që të nderon. Me respekt për ligjet por edhe për të drejtat. Me administatë të meritës jo të tarafit. Me qytete të rilindura. Me fshatra të mbjellë. Me shkolla moderne. Me mësues të denjë. Ne Shqipërinë e kemi ngritur në këmbë. Në mandatin e tretë Shqipëria do të vrapojë. Me Edi Ramën, Kryeministrin më të mirë të 30 viteve. Që nuk hakmerret për dje. Që nuk mendon vetëm për sot. Por punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë në mes të Evropës.
Gëzuar ditëlindjen FRESSH!
Forcë dhe guxim!
E mira është e gjitha përpara!
#FRESSH29 #PS3?