Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka uruar në 85-vjetorin e lindjes, shkrimtarin e madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadarenë.
Nëpërmjet një statusinë Facebook, Spiropali shkruan se vepra e Kadaresë ka përmasa mahnitëse, disa kontinente në hapësirë dhe disa shekuj në kohë. Spiropali shprehet për Kadarenë( ndërsa radhit personazhete njohura të shkrimtarit) si saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.
“Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë. Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të Letërsisë botërore, Ebu Qerimit.
Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, më i thellë dhe më dramatik se Hamleti i Pallateve. Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite. Janë vetëm tre nga Yjet në Konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.
Prometeut që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë; i uroj Ditëlindjen.”shkruan Spiropali në Facebook.
Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.
Tjetërsimi i qënies njerëzore nën…Posted by Elisa Spiropali on E enjte, 28 Janar 2021