Gjermania ka raportuar më shumë se 2 milionë raste koronavirus, duke u bërë vendi i 10-të në botë që arrin këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Vendi regjistroi 22368 infeksione të reja ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2000958, njoftoi Instituti Robert Koch.
Gjermania gjithashtu raportoi 1113 vi kti ma nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të vde kj eve në 44994. Numri i vd ekj eve nga koronavirusi në Gjermani është “shumë shqetësues”, tha të enjten kreu i Institutit Lothar Wieler.
“Infeksionet e reja të koronavirusit duhet të zvogëlohen masivisht, njësitë e terapisë intensive nuk kanë qenë kurrë aq të rraskapitura si ditët e fundit”, u shpreh ai. 10 nga 16 landet e Gjermanisë tani kanë arritur kapacitetin 85% në njësitë e tyre të kujdesit intensiv, paralajmëroi Wieler, teksa shtoi se bllokimi aktual në vend nuk është aq efektiv sa në pranverë.