Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Ministri per Rindertimin dhe delegacioni i grupeve te punes, zhvilluan nje vizite dy ditore ne Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftese te grupit te mirenjohur Emaar, i cili ne emer te Princit të Kurores dhe ne vijim te marreveshjes se nenshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqiperine ne harten e investimeve te veta. Eshte ne praktiken e grupit Emaar qe perpara hyrjes ne nje vend ku kryen investime, te ftoje perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu ne baze te perzgjedhjes se vet, per t’u njohur nga afer me investimet e kryera nga ky grup ne qendren e tij ne Dubai.
Pjese e ketij spedicioni jo te zakonshem nga Shqiperia ishin pervec personave te nxjerre ne videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Nen/Kryetari i Bashkise Tirane, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Financave si edhe gazetare nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombetare Klan dhe Top Channel. Grupi Emaar, i cili do te zbatoje projektin e Rindertimit ne Durres, ku do te ndertoje 2000 apartamente ne zonen e Spitalles dhe qe ka paraqitur nje projekt per rivitalizimin e Portit te Durresit dhe ndertimin aty te marines me te madhe ne Adriatik, ka shprehur interes te qarte edhe per disa investime te tjera. Diten e hene te dy perfaqesuesit e qeverise, do te informojne publikun per viziten, por ne kushtet kur videoja “fajtore” kerkon nje shpjegim imediat, bejme me dije se te gjitha shpenzimet e qendrimit ne Dubai jane mbuluar nga pala mikpritese.