Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla së bashku me gazetarët e Qarkut të Elbasanit vizitoi një nga zonat më të bukura dhe atraktive në çdo stinë, Stëblevën, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, me qëllim promovimin e mëtejshëm të kësaj zone.
Mijëra turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë këtë zonë çdo vit dhe mrekullohen nga bukuritë e natyrës, por Balla theksoi se “detyra e pushtetit vendor dhe qendror tashmë është përmirësimi infrastrukturës për ta bërë të aksesueshme nga një numër edhe më i madh njerëzish. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar financimin dhe punimet për shtrimin e rrugës nga fshati Zgosht deri në Urën e Çerenecit do të fillojnë brenda muajit Mars.
Banorët e Dibrës do ta kenë më të lehtë aksesueshmërinë në këtë rrugë, ndërsa për Librazhdin dhe gjithë këtë zonë ky do të jetë një aks rrugor që do të sjellë zhvillim të turizmit. Vetëm sot këtu janë qindra vizitorë të cilët preferojnë sportet dimërore dhe natyrën në dimër”, deklaroi Balla.