Fëmijët sot po rriten në një botë të dominuar nga teknologjia.Për më tepër, shumë nga prindërit nuk janë ende të vetëdijshëm se çfarë dëmtime mund të sjellin përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në ShBA ka publikuar rezultatet e para të studimit në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike nga ana e fëmijëve shkruan BellyBelly. Studimi nga The Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD) ka për qëllim të kuptojë sesi përvojat e fëmijërisë ndikojnë në zhvillimin e trurit të një fëmijë.

Gaya Dowling, anëtare e studimit, tregoi se më shumë se 11,800 fëmijë të moshës 9-10 vjeç u bënë pjesë e studimit. Studiuesit ndjekën zhvillimin biologjik dhe të sjelljes së fëmijëve përmes adoleshencës deri në moshën e pjekurisë.

Skanimet e trurit tek fëmijët treguan se fëmijët të cilët përdorën telefonin apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike për më shumë se 7 orë në ditë treguan hollim të parakohshëm të korteksit të trurit. Korteksi është i ndarë në katër pjesë dhe secili seksion është përgjegjës për përpunimin e llojeve të ndryshme të informacionit ndijor. Fëmijët që përdorën ekranet për më shumë se dy orë në ditë gjithashtu paraqitën probleme në testet e të menduarit dhe gjuhës.