Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndryshe nga çdo herë tjetër sot ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij Iris Pekmezi, drejtore juridike në T-Mobile.
Ata kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Ata kanë folur për fillimet e njohjes së tyre dhe lidhjen e tyre 15 vjeçare, dhe që si frut i dashurisë kanë ardhur dy fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Balla: Gjysma ime është Iris, ne kemi 15 vite bashkë dhe produkt dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Pra kështu ju prezantoj gjysmën time më të mirë. Ne jemi njohur, unë isha deputet ndërsa Iris avokate dhe takohesha me përfaqësues, Në fakt Iris ka qenë shumë refuzuese. Iris vinte nga një familje persekutuar dhe që u dashurua me një nga PS.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që një familje e persekutuar që dashurohet me një socialist?

Iris: Unë jam krenare që përfaqësuesit e familjes sime, duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit ’90, kanë qenë nga pjesëtarët të cilët kanë mbushur oborrin e Qytetit të studentit edhe pse unë isha e vogël vetëm 13 vjeç, por më vonë edhe unë kam votuar Partinë Demokratike. Ndërkohë mbasi kisha mbaruar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për arsye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin.

Ka qenë një mik i jonë i përbashkët që na ka prezantuar atë kohë ishte edhe eprori im. E më tha duhet të çosh këtë dokumentin dhe do takosh zotin Balla.

Balla: Në shtator u takuam dhe diskutuam për çështjen, sigurisht patëm mundësin të hanim dhe ëmbëlsirat dhe aty shkëmbyem dhe numrat.

Iris: Aty fillova të shikoja ndryshe, dashuria nuk sheh moshë apo ngjyra.

Arditi: Çfarë të pëlqeu më shumë tek Taulanti?

Iris: Ishte nga djemtë të pashëm të parlamentit të asaj kohe një orator i shkëlqyer me atë oratori ma mori mendjen dhe zemrën.

Arditi: Më trego pak për propozimin, si tu ul në gjunjë

Iris: Taulanti ka shumë të mira, por një nga të metat është se s’ka qenë kurrë romantik, por vetën në ëndrra mund ta shoh këtë propozim.

Arditi: A i çon Lule?

Irsi: Më ka sjellë vetëm një herë. Një herë lule mali, të egra, kjo ishte e vetmja herë.

Arditi: A është prekur ndonjëherë Taulanti për ty?

Iris: Është prekur shumë kur unë humba gjyshen, sepse ajo më ka rritur dhe Taulanti ka qenë vërtetë shumë i lidhur.