Këngëtarja është befasuar kur ka lexuar dedikimin për të në urën e Bosforit.

“Sinonim i femrave rebele! Guxim për çmenduri”, është shkrimi që shfaqet në njërën anë të urës dhe është vetëm për Taynën. Në videon që vetë këngëtarja ka postuar, shfaqet në një jaht pranë urës, me disa fishekzjarre në sfond dhe shkrimin në krye.

Këtë surprizë, Tayna e ka marrë nga mikja e saj, Rina. “Të dua shum ton jetën, surprizë më t’mirë kurrë n’jetë nuk kom marr”, i shkruan ylli Rinës ndërsa kjo e fundit ia kthen “As ne s’kena pas kurrë njo si ty”. Ylli i “Moona” po shijon pushimet në Turqi, ku nuk ka munguar kafja apo çaji turku, që çdo turist nuk do t’i lërë pa provuar teksa shijon pamjen nga Bosfori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)