Dashi: Si impulsivë, spontanë dhe me reflekse të shpejta, pjesëtarët e kësaj shenje janë inteligjentë dhe aktivë, kështu që aktivitetet sportive janë të krijuara për ta. Ata e gjejnë veten te të gjitha gjërat që lidhen me lëvizjen, dinamikën, por edhe me mekanikën.
DEMI: Nëse jeni dem, gjasat janë të mëdha që dini të gatuani shumë mirë. Durimi, hulumtimi i mundësive të reja dhe shpikja e recetave të reja përbëjnë hobin tuaj të preferuar. Përveç kësaj, të gjitha gjërat e lidhura me dekorim, qoftë veshjet, qoftë dekorimi i shtëpisë apo edhe rregullimin e kopshtit janë bërë për ju. Dinë mirë t’i menaxhojnë financat, kështu që si pronarë të kompanive mund të arrijnë deri te një pasuri e madhe.
BINJAKËT: Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për reklamim, marrëveshje apo shitje direkt, pjesëtarët e kësaj shenje janë të talentuar për t’i bindur të tjerët për gjërat që dëshirojnë. Komunikimi, interesimi real për të tjerët, aftësia për të përhapur informata, i bën oratorë të shkëlqyeshëm. Janë të mirë në të gjitha veprimtaritë në të cilat përdorin duart, sepse mësojnë shpejt nëse janë të frymëzuar.
GAFORRJA:Pjesëtarët e kësaj shenje i kalojnë me sukses gjërat me të cilat merren, shquhen për mirëkuptimin, motivimin dhe shoqërimin me njerëz të tjerë. Për këtë arsye janë shumë të mirë në profesionin e mësuesit, trajnuesit dhe këshilltarit. Ndër talentet e tjera theksohet edhe aftësia e krijimit të gjërave të bukura dhe novacioneve, për të cilat e shfrytëzojnë imagjinatën e tyre të pasur.
LUANI:Nëse dikush është në gjendje që ta tërheqë lehtë vëmendjen e të tjerëve, atëherë përfundimisht ata janë pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrit. Kjo i bën argëtues të mirë, kështu që humori dhe përballimi në situata të reja është talenti i tyre i vërtetë. Ndiejnë interes edhe ndaj gjërave, që lidhen me bukurinë, kozmetikën dhe të ushqyerit, e jo rrallë vijojnë kurse të ndryshme në mënyrë për t’i thelluar dituritë dhe aftësitë e tyre.
VIRGJËRESHA: Përkushtimi ndaj detajeve pjesëtarëve të kësaj shenje nuk u paraqet ndonjë mundim, sepse këtë e kanë të lindur. Në secilën punë japin maksimumin, ndërsa fusha e tyre e interesit është e gjerë. U pëlqejnë hobit e lidhur me kompjuterë, vizatim, ndërtim të gjërave, e më së shumti pëlqejnë planifikimin. Ky është talenti i tyre i vërtetë dhe me gjithë dëshirë bëjnë plane për të afërmit e tyre, duke filluar nga financat dhe listat për blerje e deri te jeta private.
PESHORJA: Performancat e duhura, këshillimi pa paragjykime janë talentet natyrale që i zbukurojnë pjesëtarët e kësaj shenje. Zakonisht, talentet e tyre në rastet më të shpeshta përfshijnë shoqërinë, e ata shpeshherë janë pjesëtarë të disa organizatave apo grupeve të interesit. Shpeshherë kanë talent edhe për art, por zakonisht drejtohen në gjëra të tjera, atje ku ka interes financiar.
AKREPI: Mendimi inteligjent dhe logjik janë karakteristikat kryesore të kësaj shenje. Ata theksohen në të gjitha detyrat, të cilat kërkojnë mendim logjik dhe mendime të analizuara. Zakonisht ju interesojnë hobi të ndryshme dhe të pazakonshme, e janë të mirë në gjërat që i kuptojnë më mirë se të tjerët. Detyrat logjike dhe financiare, janë ato në të cilat kjo shenjë do të shkëlqejë.
SHIGJETARI: Nëse dikush në Zodiak është sportist i lindur, atëherë është Shigjetari. Por, pos në terrenin sportiv, pëlqen ndjenjën prej një luftëtarit dhe qëndrueshmërinë e tij në gjithçka që dëshiron. Kuptohet mirë në mekanikë dhe në teknologji dhe lehtë i kupton si funksionojnë gjërat, ka talent për shpikjen e gjërave të reja, duke prodhuar gjëra e veta praktike, që ua lehtësojnë jetën.
BRICJAPI: Duke u bazuar në praktikën e tyre, te Bricjapi zakonisht fshihet një talent i madh për humor- nga sarkazmi deri te humori. Kanë dëshirë të relaksohen dhe inkurajohen nga të tjerët, pa problem mund të jenë edhe komikë të mirë. Kanë dozë të madhe kreativiteti që lehtë mund të shprehet në të shkruar, këndim, pikturë dhe gjëra të ndryshme që ju mundësojnë dalje prej problemeve dhe mund ta shndërrojnë në punë të përditshme.
UJORI: Edhe pse shpeshherë flitet për aftësitë prej intelektuali dhe aftësive për të shpikur gjëra të reja të kësaj shenje, talenti i duhur i tyre fshihet në duart e tyre. Përmes tyre mund të bëjnë pothuajse gjithçka, por vetëm nëse e provojnë – nga përmirësimi i gjërave e deri te krijimi. Pos kësaj, kanë talent për muzikë, e ndiejnë ritmin dhe lehtë krijojnë melodi, por janë të krijuar edhe për teknikën moderne. Për çdo rast, janë shpikës që zbulojnë gjëra të reja për përdorimin e gjërave.
PESHQIT: Peshqit përfundimisht definohen me të gjitha llojet e artit, madje më shumë se të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut. Por, talenti i tyre i fshehur është psikologjia – kanë fuqi të theksuar për leximin. Aty u ndihmon imagjinata e madhe, por edhe prekja e shpirtit artistik në secilin aspekt të jetës. Nëse janë të interesuar, shpejt zbulojnë qëllimet dhe sjelljet e dikujt tjetër, kështu që pa problem mund të jenë detektivë privatë, me shqisën e mirë të tyre për nuhatje.