Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është shprehur i kënaqur në lidhje me programin e vaksinimit dhe ritmet e tij në vend.
“Vaksinimi në vendin tonë po përparon me një ritëm tepër të kënaqshëm, ne po ecim me një mënyrë metodike, të sigurt, transparente dhe më e rëndësishme nuk kemi gabuar deri më sot.”, u shpreh ai.
Mitsotakis ka nënvizuar se “ Shkalla ditore e vaksinimit do të rritet nga r 5,000 qytetarë në ditë në rreth 8,000, ndoshta edhe pak më shumë”. Kryeministri tha se deri më sot janë vaksinuar gjithsej 27,000qytetarë me Pfizer, dhe shtoi se nga dita e hënë, më 11 janar do ten nis vaksinimi I kategorisë së dyte, personave mbi 85 vjeç të cilët janë tepër të rrezikuar nga koronavirusi.
Aktualisht numri total I infektimeve ka shkuar 142,777, ndërkohë numri i vik ti mave është 5,146 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane, ndërkohë masa të “ashpra” anti-COVID ende janë në fuqi për vendin fqinj.