Temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin pas reshjeve të shumta të shiut dhe borës, por 1800 punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë për të riparuar çdo defekt në sistemin energjetik të vendit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se po punohet në të gjitha frontet për të bërë të mundur furnizimin pa ndërprerje me energji për të gjithë abonentët. “Punohet në të gjitha frontet, riparim defektesh, sistemim linje në mates, apo vendosje transformatori dhe shtyllash të dëmtuara”, deklaroi MIE.