A e keni testuar ndonjëherë veten se sa inteligjent jeni? Më poshtë do ju bëjmë 5 pyetje epike të cilat do të vërtetojnë nëse jeni apo jo inteligjent.
1. Merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin. Në cilin vend jeni ju?
2. Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, mos u mendoni gjatë si në pyetjen e parë: Nëse në garë e kaloni personin e fundit, atëherë jeni i…?
3. Kjo është matematikë e lehtë! Duhet ta zgjidhni pa makinë llogritëse pa laps e letër: Merri 1000 dhe shtoja 40. Tani shtoji edhe 1000. Tani shtoji edhe 30.
4. Babai i Marisë ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si e ka emrin vajza e pestë?
5. Personi memec kërkon të blejë një furçë dhëmbësh. Si e bën këtë?
Përgjigjet për 5 pyetjet janë: Vendi i dytë 2. Vendi i fundit 3. 2070 4. Maria 5. Duke imituar lëvizjen e pastrimit të dhëmbëve