Pas largimit të Nevil Dedes, te Tirana janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri që do i besohet drejtimi i skuadrës. Mësohet se së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.

Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili. Përveç Shehit, kandidatë për të marë drejtimin e Tiranës janë edhe: Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.

Te Tirana nuk duan të nxitohen për trajnerin e ri, teksa po studiojnë me kujdes alternativat që kanë. Do të jetë vetë presidenti Halili, ai që do të vendosë për “timonierin” e ri të skuadrës bardheblu.