Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, në një intervistë për Report Tv kur është pyetur për qëndrimet e fundit të kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, ajo i ka bërë një ftesë indirekte, duke thënë se kushdo që ka mundësi dhe është kundër 3 liderëve politikë, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sipas saj ka mundësinë të kontribuojë në zgjedhjet e 25 prillit. “Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treva e që kanë bërë vendin tonë me të korruptuar dhe të varfër”, tha Topalli. Pyetur nëse do të futet në zgjedhje me një listë të përbashkët me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ajo ka thënë të 2 kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar, por ende nuk kanë marrë një vendin nëse do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje ose jo.
Teksa ka deklaruar se partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet për zgjedhje, Topalli shtoi se do të kandidojë në 4 qarqe dhe këtë e bën për të maksimilizuar votat. Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve të korruptuar. Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, tha ajo. Gjatë intervistës nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë dhe liderëve të tjerë politikë duke thënë se ata nuk kanë asnjë program. “Ata janë të vetëdijshëm se nëse do vazhdojmë me këtë qeverisje apo nëse do ndodhin që këto të lëvizin vendet me njëri tjetrin kjo do ishte një dramë që do zgjaste dhe me një dekadë tjetër në një vend që po flet për përmes emigracionit ndaj një politike që ka menduar vetëm pasurimin e vetes dhe e ka bërë të pajetueshme këtë vend.
Një pjesë e politikanëve bëjnë shumë zhurmë dhe pjesa tjetër hesht. Unë kam vendosur të mos hesht edhe duke pasur përballë 3 persona që janë me njëri tjetrin .Këto i konsiderojnë partitë kompani private. Asnjëri prej tyre ska program, as prioritet arsimin”, shtoi ajo. Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ka mohuar të ketë bërë tentativa për të tërhequr drejt partisë së saj, anëtarë të PD, duke theksuar se lidhjen e ka me qytetarët. Këtu ka folur dhe për marrëdhëniet e Bashës me aleatët duke e krahasuar me kohën kur në krye të PD ishte Berisha. “Unë skam bërë asnjë tentative për ti hequr kujt asgjë, unë i drejtohem qytetareve. Lidhja ime është e pazgjidhshme me çdo demokrat dhe kontaktet në fushë i kam me të gjithë. Jeta ime është e lidhur me çdo demokrat dhe se nuk ka asnjë të përbashkët me liderin e republikë së re. Shantazhimi ndaj demokratëve ka ndodhur dhe ndodh edhe tani, por kjo nuk shton dozën e moralitetit mes tyre.
Nuk mund të krahasosh raportet që ka pasur Berisha me aleatët dhe ata që ka Basha. Ka qenë një raport i bazuar në vota dhe ndershmëri dhe kjo ka kohë që nuk ekziston në kampin e drejtuar nga Basha. Unë jam indiferente nga kjo situatë dhe e di që janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur karriget e tyre”, tha ajo. Report tv/