Real Madrid duket më i sigurt se kurrë për transferimin e Kylian Mbappe. Sipas raportimit të “AS”, klubi spanjoll e ka tashmë një plan se si mund ta bindë yllin e PSG-së të transferohet në Madrid.
Në fakt ishte vetë lojtari, i cili pas fitores kundër Montpellier këtë fundjavë u shpreh se është i lumtur në Paris, por që do të vlerësojë çdo mundësi për të ardhmen e tij.Drejtuesit francezë janë të gatshëm t’i garantojnë atij të njëjtën pagë që përfiton aktualisht Neymar, plot 36 milionë euro neto në sezon, por në fund do të jetë lojtari që do të vendosë.
Kjo është një shifër e papërballueshme për galaktikët në këtë moment, duke marrë paraysh krizën nga pandemia apo dhe punimet në rikonstruktimin e “Santiago Bernabeut”.
Sipas gazetës spanjolle, Reali pritet t’i ofrojë 21 milionë euro në sezon 22-vjeçarit, por do t’i garantojnë atij një përqindje më të madhe tek të drejtat e imazhit. Sigurisht në operacionin e Mbappes duhet të llogaritet dhe kartoni i tij, i cili vlerësohet plot 200 milionë euro dhe për këtë kryeqytetasit spanjollë janë të gatshëm të sakrifikojnë.