Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale. Së fundi Rudina i është përkushtuar totalisht palestrës dhe videot ku shihet duke u ushtruar i ndan edhe në Instagram.
Ajo njihet për replikat me ndjekësit të cilët bëjnë komente negative dhe që ende prekin temën e ndarjes dhe lidhjeve të Rudinës.
Por moderatorja ka treguar se i merr me shumë sportivitet edhe komente të tilla. Një prej ndjekësve i shkruan në koment: “Bravo, tregoju miletit setë ndërrosh burrë duhet b….”
Rudina i ka kthyer përgjigje duke përdorur humorin që e karakterizon duke u shprehur: “Hahahahaha po zemër! Edhe nuk duken, unë kam b…për gjithçka”.
Kujtojmë se Rudina i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Mark Frrokun në martesë, pikërisht në ditën e parë të vitit 2021. Ajo publikoi fotot nga dita e celebrimit dhe ka shprehur dëshirën për të marrë bekimin edhe në kishë.