Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përgatitet që të fali më shumë se 100 persona të martën, ditën e fundit të tij në detyrë, po ende nuk kanë dal detaje nëse ai do të përfshijë veten në këtë listë.
Sipas burimeve ditën e djeshme është zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë, për finalizimin e listës së faljeve. Trump, i cili kishte shpërndarë falje dhe zbritje dënimesh në një klip përpara Krishtlindjeve, i kishte pezulluar ato pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.