Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale, dy javë para se demokrati Joe Biden të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Asnjëherë nuk do ta pranojmë”, tha ai gjatë një tubimi para mbështetësve të tij.

“Ne i fituam këto zgjedhje dhe madje gjerësisht”, shtoi ai. Deklarata e tij vjen pavarësisht të gjitha konfirmimeve dhe mungesës së provave që mbështesin hipotezën e mashtrimit zgjedhor.