Thomas Tuchel nuk e ka nisur siç duhet aventurën te Chelsea. Në ndeshjen e parë në stolin e “Bluve të Londrës”, skuadra e re e Tuchel barazoi pa gola, 0-0 me Wolverhampton Wanderers.

Chelsea kishte rastet e veta, por edhe pa Frank Lampardin, nuk arriti të japë më të mirën, derisa i duhet kohë Tuchelit për të ndryshuar skuadrën. Pas 20 xhirove, Chelsea renditet në pozitën e tetë me 30 pikë.